TIRANË- Është ndarë nga jeta sot në moshën 79-vjeçare Arsen Stroka, një nga ushtarakët më në zë shqiptarë që edukoi dhjetëra breza.

Stroka është një emër i njohur për një pjesë të madhe të ish-ushtarakëve dhe oficerëve shqiptarë për shkak të karrierës së tij të gjatë. Gjatë jetës së tij ai ka ushtruar detyrën si pedagog në Shkollën e Bashkuar, komandant i Regjimentit të Zbulimit, komandant i Korpusit të Zonës Verilindore dhe së fundi dhe Komandant i Shkollës së Bashkuar në Tiranë.

Zemra e tij e fortë nuk mundi më të përballonte sëmundjen e rëndë dhe ndaloi së rrahuri sot në orën 11:00 të paradites.

Ndërsa nesër në orën 10:00 në nderim të tij do të mbahen homazhe në ambientet e ish-Shkollës së Bashkuar dhe në orën 12:00 trupi i tij do të niset për në banesën e fundit në Sharrë, Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb