Shuhet në moshën 88-vjecare Dukesha e Albas, duke lënë pas një pasuri përrallore, që ndahet mes 6 fëmijëve të saj, të cilët fitojnë nga një pallat mbretëror dhe shume ha tokë. Por asgjë nuk fiton i dashuri i saj, 64 vjecar. Dukesha është një nga figurta më të pasura në Spanjë. Maria del Rosario Cayetana Fitz-James Stuart kishte më shumë tituj se çdo aristokrat tjetër, zotëronte pallate dhe shumë prona, si dhe piktura nga Goya e Velazquez. Dukesha ndërroi jetë në shtëpinë e saj këtë të enjte, nga një sëmundje e shkurtër. Dukesha e Alba-s ishte kryetarja e një prej familjeve më të vjetra fisnike të Spanjës.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: