Shuhet në moshën 72 vjeçare liriku Skënder Rusi. Ai është vleresuar si një ndër lirikët më të mirë dhe bashkëkohore për krijimtarinë e tij.

Ndërkohë djali i tij, Eris Rusi, përmes një postimi ka rrëfyer momentet e fundit me babain e ndjerë.

“Sot në mëngjes mora pak kohë të takoja babain tim, poetin Skënder Rusi. Qeshëm pak bashkë, e pastaj ika me nxitim, siç është jeta, iluzioni jonë. Nuk e përqafova, do kthehesha në drekë përsëri.

Tani babai im ka mbyllur sytë, e puth e ia ledhatoj flokët, aq i qetë e mirë duket. Por në mendje, më fshikullojnë vargjet e tij, që i kishte për vete, i kishte për mua, i kishte për çdo lexues”, shkruan Eris Rusi.

Postimi nga Eris Rusi (djali i Skënder Rusit)

Sot ne mengjes mora pak kohe te takoja babain tim, poetin Skender Rusi. Qeshem pak bashke, e pastaj ika me nxitim, sic eshte jeta, iluzioni jone. Nuk e perqafova, do kthehesha ne dreke perseri.

Tani babai im ka mbyllur syte, e puth e ia ledhatoj floket, aq i qete e mire duket. Por ne mendje, me fshikullojne vargjet e tij, qe i kishte per vete, i kishte per mua, i kishte per cdo lexues

TIM ETI, DY FJALË

Ku do të shkosh kështu,

me këtë kostum të ri?!

Me këto këpucë të reja

ku do të ecësh!?

Atje lart në qiell,

me kë ke lënë takim,

Dhe ne s’na ke thënë

e vazhdon të heshtësh!

Çdonjërin nga ne qielli lart e pret,

Këtë e kemi ditur që në lindje!

Ato këpucë veç një herë vishen,

Veç këtë çast kur je nisur për ikje!

Te dua bab’!

Per te gjithe ju familjare dhe miq qe doni te respektoni emrin e poetit Skender Rusi , pritja behet prane Shtepise Funerale Dea 2002 prane varrezave te qytetit qe sot nga ora 18.00. Homazhet per poetin behen neser tek teatri Andon Zako Cajupi ora 12.00.

Percjellja per ne banesen e fundit, behet neser dt.1 qershor ora 14.00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb