TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorë lidhur me çështjen ‘Shullazi’. ‘BalkanWeb’ mëson se Marku kërkoi hetim për prokurorët që refuzuan shortin.

Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela dhe Edvin Kondili. Po ashtu do hetohen edhe Pranvera Pustina, Eugen Beçi, Blerim Tominaj si dhe Besim Hajdarmataj.

Ditën e djeshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, këta prokurorë refuzuan hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të cilët ndodhen pas hekurave për një sërë akuzash.

Dosja e Emiliano Shullazit vijon të jetë një temë e nxehtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi ende nuk është përcaktuar emri i prokurorit, i cili do të japë pretencën në seancën e 25 shtatorit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: