TIRANE- Avokatët e Emiljano Shullazit ka hequr dorë nga kërkesa për t’u marrë në pyetje ish-kryeministri Sali Berisha, në gjyqin që po zhvillohet ndaj klientit të tyre. Më herët, Shullazi kërkoi si dëshmitar në gjyq ish-kryeministri Berisha, kërkesë të cilën GJykaat e ksihte pranuar.

Por në seancën e sotme, Shullazi dhe grupi i tij u shprehën se hiqnin dorë nga kërkesa për t’u marrë në pyetje Berisha, si dhe dy dëshmitarë të tjerë, Ardian Cipa dhe Shyqyri Duraku.

Sakaq, avokatët e të akuzuarve kërkuan ballafaqim të ri në gjyq, me Ylvi Beqajt dhe dy avokatëve Alban Qafa dhe Nexhat Kambo.

Mbrojtja kërkon që ata të ballafaqohen për dëshminë e tyre se Ylviu u pati thënë që ishte kërcënuar nga Besim Hajdarmataj për të dëshmuar kundër Shullazit.

Por Gjykata nuk është shprehur ende për kërkesën për ballafaqim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb