TIRANE- Emiljano Shullazi, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Tiranë, u plagos lehtë në një atentat mbrëmë, që synonte eliminimin e tij fizik. Mëngjesi i sotëm e ka gjetur ne Spitalin e Traumës. Në mesditë, disa makina policie kanë mbërritur tek spitali duke bere ndalimin e 2 te plagosurve, Emiljano Shullazi e Gilmando Dani. Policia dyshon se Shullazi dhe miku i tij, Gilmando Dani kanë pasur armë dhe kanë qëlluar ndaj atentatorëve. Në Spitalin e Traumës ndodhen edhe dy miqtë e Shullazit, Gilmando Dani dhe Pajtim Serjani, si dhe efektivi Roland Meta. Gjendja shëndetësore e Metës është e rëndë, ndërsa Serjani është plagosur në këmbë. Shullazi mësohet se është plagosur në shpatull.

ZBARDHET DËSHMIA E EMILJANO SHULLAZIT
I plagosur lehtë me një plumb nga spitali Emiljano Shullazi ka dëshmuar për policinë në statusin e të ndaluarit lidhur me atentatin e mbrëmshëm në Qafë Kashar. Në makinë, Shullazi ndodhej me mikun e tij, Gilmano Dani. Shullazi shprehet se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë qëlluar.
“Kam qenë duke u kthyer nga Fushë Kruja për në shtëpi. Në afërsi të Kasharit më qëlluan me breshëri, nuk kam parë asgjë në atë moment. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund të më ketë qëlluar”.

Gazetari Spartak Koka sjell sot detaje të reja nga ngjarja e djeshme në Kashar.

Sipas informacionit të mbledhur deri në këto momente nga dy automjete  dhe nga persona të pozicinuar në këmbë anës rrugës është qëlluar në drejtim të mjetit tip Golf, ngjyra gri me targa AA 629 HR ku udhëtonin Emiliano Shullazit 37 vjec dhe Gilmando Dani. Për shkak të breshërisë së plumbave mjeti ka dalë nga rruga, dhe për pasojë dy personat kanë mbetur të plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pranë mjetit të Shullazit u gjetën municione të 2 lloje armësh. Jashtë makinës rreth 2-5 metra larg, u sekuestruan 8 gezhoja model 56 kaliber 7.62 mm; 1 krehër automatiku model 56 kaliber 7.62 mm pa fisheke; 1 krehër pistolete me katër fisheke kalibër 11.2 mm; 4 gëzhoja kalibër 11.2 mm; 4 fisheke kalibër 11.2 mm.

Mbi 10 mijë euro në makinë
Në brendësi të automjetit janë gjetur 4 aparate celularë të ndryshëm dhe në një çantë, janë gjetur një sasi prej 7000 euro, 3000 dollarë dhe 41500 lek dhe një karte identiteti në emër të Emiljano Shullazit.
Pronësia e makinës
Sa i përket automjetit që kishte në përdorim Shullazi mbrëmjen e atentatit, mësohet se makina është në emër të Tahir Berishës dhe që ky i fundit ia kishte dhënë Sh.Berishës. Gazetari Koka mëson se Sh.Berisha është mik i ngushtë i Shullazit dhe ia kishte lënë për përdorim këto ditë.

Shullazi e Dani mohojnë se kanë qenë të armatosur
Nën dyshimin e arsyeshëm se E.Shullazi dhe G.Dani ishin të armatosur policia i ka ndaluar këta të dy për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Sipas Policisë, Shullazi e Dani iu janë kundër-përgjigjur me armë autorëve me 1 kallashnikov e 1 pistoletë, armë këto që nuk janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Megjithë provat e mbledhura në vendngjarje Shullazi dhe Danin kanë mohuar të kenë qenë të armatosur.

Atentati ndaj Shullazit, policia shoqëron 23 persona  

Policia e kryeqytetit ka shoqëruar 23 persona për atentatin ndaj Emiljano Shullazit. Ndërkohë që pritet të ketë arrestime dhe ndalime të personave të dyshuar. Aktualisht policia po kryen kontrolle në zonat ku mendon se janë autorët. Kontrollet janë përqendruar në periferi të Tiranës.

 

 

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb