TIRANË- Është mbajtur sot seanca e radhës për çështjen e shumëpërfolur të “Emilano Shullazit. Në seancën e sotme, avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë kundërshtuar provat e prokurorisë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se avokati i Emiljano Shullazit ka kërkuar që të gjitha provat shkresore të prokurorisë t’i nënshtrohen debatit gjyqësor një nga një. Në seancën e radhës do të vazhdohet me pyetjen e 10 dëshmitarëve të parë, mes tyre avokatë dhe gazetarë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb