TIRANË- Avokatët e të pandehurve kërkuan përjashtimin e Hajdarmatajt, të cilin e kanë akuzuar përgjatë gjithë procesit për ndërhyrje të paligjshme në proces dhe për një takim me biznesmenin Ylvi Beqja, që mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe dëshmia e tij konsiderohet si prova kyce në proces. Në nisje të seancës, Hajdarmataj deklaroi në sallën e gjyqit se nuk ka asnjë konflikt interesi për të përfaqësuar akuzën ndaj pesë të pandehurve, por duke qenë se është njohur me autorizimin e drejtueses se re të prokurorisë Donika Prela, me datë 10 shtator, pra një ditë përpara séances, i duhet të studiojë fashikujt dhe të përpilojë pretencën.


Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb”se avokatët shpërthyen në akuza ndaj njeriut që më herët e patën kërkuar si dëshmitar në proces. Hajdarmataj u kundërpërgjigj, duke iu kujtuar mbrotësve ligjore, se në cilësinë e drejtuesit të prokurorisë, nuk patur prej tyre asnjë pretendim lidhur me cfarë u aludua në seancë. Përballja mes palëve u zhvillua në mungesë të Shullazit dhe të pandehurve të tjerë, të cilët kishin vendosur të bojkotonin seancën. Ajo që ra në sy ishte fakti, se si asnjëherë më parë, seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Arsyet përse gjykata u blindua, nuk u bënë të ditura. Në fund të procesit, që u shty me datë 25 shtator, avokati Vladimir Meci akuzoi prokurorinë se ka dështuar në përpjekjet e saj për të provuar akuzat ndaj  të pandehurve. “Fillimi i këtij procedimi është i paligjshëm. Është filluar hetimi pa prova. Ka paligjshmëri të kryera nga organi i akuzës duke filluar nga momenti i arrestit”, tha avokati. I pyetur se çfarë do të ndodhë pas zëvendësimit të prokurorit, avokati tha se “do zvarritet sërish çështja”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb