Ka nisur përpara Bashkisë së Tiranës protesta e opozitës, për atë që ata quajnë korrupsion të qeverisjes lokale dhe qendrore.

Aktori Neritan Liçaj në fjalën e tij deklaroi se Partia Komuniste ka 80 vjet që bashkëpunon me armiqtë e kombit shqiptar, serbët dhe rusët. Ai iu bëri thirrje policëve që të bëhen shqiptarë prej vërteti. Liçaj akuzoi se qeveria po dërgon vendin drejt lindjes e jo drejt perëndimit, siç e meriton populli shqiptar.

Neritan Liçaj: Siç vidhemi ne, vidhen edhe policët. Partia Komuniste ka mbi 80 vjet që bëhet me serbët, rusët, grekët. PD ka mëkate, por nuk është ulur ndonjëherë në prehrin e ndonjë serbi. Këta janë horra. Këta i kanë bërë atentate Berishës pa fund, këta kanë gjuajtur Azem Hajdarin në parlament. E djathta asnjëherë nuk ka vrarë. Shumë drejtorë tuaj janë sigurimsa. Unë dua liri, demokraci, votë të lirë.

Ne nuk djegim, ne jemi shqiptarë, e respektojmë shqiptarin dhe kur vihen kundër nesh. Policë, fitoni respektoni për veten tuaj, sepse këta na kanë dërguar drejt Lindjes, pasi ne jemi popull perëndimor e duhet të ruajmë kombin tonë. Shikoni familjen tuaj, që vuajnë, që nuk gjejnë dot një punë, sepse kanë zënë vendet patronazhistët. Çuna, bëhuni shqiptarë prej vërteti.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb