Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha ishte i ftuar si çdo të hënë në “Koha për t’u zgjuar” në News24.
Tema e trajtuar sot ishte ajo e paaftësisë së përkohshme, ku zoti Hoxha ka sqaruar dokumentacionin që duhet të dorëzohet për të përfituar, ndërkohë që ka sqaruar edhe skemën në lidhje me mënyrën se si bëhet përllogaritja e shumës që përfiton qytetari.
“Qytetarë në marrëdhënie pune, të punësuar në shtet apo privat, pra nuk përfitojnë të vetëpunësuarit. Paaftësia e përkohshme, pra raportet mjekësore, zgjat nga 14 ditë deri në 6 muaj.
Deri në 14 ditë paguhen nga punëdhënësi ndërsa për një kohëzgjatje më të gjatë paguhet nga fondi i sigurimeve.
Dokumentet që duhet të dorëzohen është raporti mjekësor, i cili dërgohet tek punëdhënësi, tani kryhet nga e-Albania. Duhet dorëzuar vjetërsia e punës, pasi nëse ke deri në 10 vite pune fiton 70% të pagës neto të 6 muajve të fundit. Nëse vjetërsia është mbi 10 fiton 80% të pagës neto të 6 muajve të fundit”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)