Në fushën e lojës, Juventus po ecën sipas parashikimeve, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aventurën e parë të Maurizio Sarri në pankinën e “Zonjës së Vjetër”. Në fillim problemet shëndetësore shtynë debutimin e tij, ndërsa tani tekniku duhet të zgjidhë probleme të tjera më të rëndësishme.


1170694405.jpg.0
1170694405.jpg.0

Ish-tekniku I Napolit dhe Chelsea ka në dispozicion një skuadër të mbushur me kampionë, diçka e re për Sarrin, që në të shkuarën është mësuar t’i besojë një grupi të limituar futbollistësh. Ky problem doli në dritë menjëherë pas publikimit të listës për Champions League, ku jashtë u lanë Mario Mandzukic dhe Emre Can. Mesfushori gjerman nuk e fshehu aspak zhgënjimin, duke sulmuar si trajnerin ashtu edhe klubit.


1165535429.jpg.0
1165535429.jpg.0

Deklaratat e Emre Can janë një sinjal alarmi për Sarrin dhe të mendosh që është vetëm fillimi i sezonit. Tekniku duhet të gjejë një zgjidhje për skuadrën e mbushur me futbollistë, të cilët janë mësuar të luajnë gjithmonë. Përveç mbrojtjes, ku dëmtimi i kapitenit Giorgio Chiellini ka lënë një boshllik të madh, Sarri duhet të përballet zgjedhjet e shumta në mesfushë ku Khedira, Pjanic, Matuidi, Ramsey, Rabiot, Bentancur dhe Emre Can, të gjithë kërkojnë të jenë në formacion.


1165474325.jpg
1165474325.jpg

I njëti diskutim edhe për sulmin, ku gjithashtu disa lojtarë nuk janë në humor. Mbi të gjithë Paulo Dybala, që ende nuk ka luajtur asnjë minutë në dy ndeshjet e para të kampionatit italian.
(balkanweb)