Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Teutës dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e parë të Kategorisë Superiore .Teuta dhe Flamurtari kanë prodhuar një ndeshjen me më shumë raste për shënim se sa ndeshjet e zhvilluara deri tani por ka munguar goli në këtët sfidë.

Sfida ka qenë shumë e luftuar me skuadrat që nuk kanë kursyer asgjë kundër njëra-tjetrës në fushën e lojës, dhe këtë e tregon fakti se janë marrë 7 kartonë të verdhë nga lojtarët e të dy ekipeve.

Megjithatë, askush nuk diti të çonte topin në rrjetë dhe dueli u mbyll me barazimin 0-0 që u jep mundësinë të dy ekipeve të dalin me diçka nga një duel ku prodhuan shumë.

Bledi Shkëmbi dhe Ilir Daja e kanë nisur me barazim debutimin e tyre si trajnerë. Në ndeshjet e rradës të dy trajnerët do të duhet të shfaqin eaftësitë e tyre pasi i presin sfida shumë të vështira ku Teuta do të ndeshet me Tiranën, ndërsa Flamurtari do të presë Kukësin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb