Sesioni i fundit i merkatos u mbyll pa shumë lëvizje të bujshme. Ishte vetëm Kylian Mbappe ai që bëri lëvizjen që aq shumë e kishte dëshiruar duke kaluar te skuadra e Real Madrid. Megjithatë vitin e ardhshëm priten shumë lëvizje të bujshme, teksa shumë emra të rëndësishëm u përfundon kontrata me klubet ku janë aktualisht e mund të jenë “pre” e shumë klubeve “big”.

Mbi të gjithë Mo Salah, për egjiptianin ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit në Anfield, pas shumë viteve të “magjishme” në të cilat arriti të fitonte gjithçka me fanellën e “Red-save”. E ardhmja? Ngelet një miste megjithëse në Itali shpresojnë shumë për një rikthim të tij. Gjithashtu po tek Liverpool e paqartë mbetet edhe e ardhmja e mbrojtësve Alexander-Arnold e Virgil Van Dijk.

Një emër tjetër shumë i rëndësishëm kontrata e të cilit skadon në fund sezoni do të jetë ai i mesfushorit belg të Manchester Cityt Kevin De Bruyne. 33 vjeçari me shumë gjasa do ta mbyll ciklin e tij tek kampionët e Anglisë e do të jetë në pritje për të nisur një aventurë të re.

Ndërkohë tek Bayern janë të shqetësuar për rivovimin e Joshua Kimmisch. 29 vjeçari është futur në vitin e tij të fundit të kontratës, por mes tij dhe klubit edhe nuk ka një marrëveshje për rinovim.

Në fund të gjithë do të jemi kurioz për të mësuar edhe se si do të vijojë karriera për emra të tillë si Messi, Ronaldo, Modriç apo Neymar, të cilët pavarësisht se janë në perëndim të karrierës së tyre sërish ngjallin kuriozitet për sportdashësit anembanë rruzullit për të gjithë emocionet që kanë dhuruar ndër vite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: