TIRANE

Në një intervistë për ‘BalkanWeb’ doktor Roland Shuperka, pjesë e grupit të punës shprehet kategorikisht kundër propozimeve që pritet të marrin forcë ligjore e që sipas tij janë në kundërshti me objektivat e OBSH pasi trajtojnë njësoj produktet e duhanit dhe cigaret elektronike. Amendimet ligjore që pritet ti bëhen ligjit antiduhan pritet të shtojnë dozën e sanksioneve ndaj subjekteve që kapen në shkelje, që ashpërsohen deri në heqje të licensës.

Eksperti pohon se qeveria është tërhequr tanimë nga propozimi fillestar që sanksiononte të drejtën e shitjes së produkteve të duhanit vetëm në pika të posacme.

Por a është faji i ligjit që ky i fundit zbatohet pjesërisht në tiranë dhe shumë më pak në rrethe? Për ekspertin e mirënjohur ligji është shumë i mirë por nuk zbatohet.“

“Po trajtohen njësoj cigarette elektronike me ato të zakonshmet. 95% më pak të dëmshme se cigaret e zakonshme janë cigaret elektronike. Cigaret elektronike janë të tilla që mua mund të më ndihmojnë të lëj duhanin.

Në Shqipëri, i nderuar zotëri  a e dini ju që ka një qendër që mund të ndihmojë duhanpirësit të lënë duhanin. Se unë  nuk di. Unë kam qenë i pajisur nga Ministria e Shëndetësisë me numër telefoni që jepja asistencë  1, 2, 5 10. Jemi  i vetmi vend që nuk jep asistencë. Ne në vend që të krijojmë lehtësira për cigaret elektronike, i trajtojmë njëlloj me shishat, njëlloj me cigaren e zakonshme.”-u shpreh Shuperka.

Përjashtuar Tiranën. Mjeku sjell në vëmendje  ndryshimet ligjore të bëra në 2013 për vendosjen e fotografive promocionale mbi cdo paketë cigare hyrja në fuqi e të cilit është shtyrë për vitin 2021

Pas 15 vitesh në krye të sektorit të duhanpirjes në  ISHP, prej ku ka pak muaj që është larguar me dëshirën e tij, doktor shuperka apelon në mënyrë të përsëritur qeverinë në lidhje me tregëtinë e paligjshme dhe kontrabandën e cigareve që sipas tij ka kapur majat.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: