SHKUP- Gjendja e Maqedonisë edhe njëherë bëhet temë trajtimi e mediave më të famshme botërore. Kësaj here është prestigjiozja “The Guardian” qe e vë theksin në ndryshimin drastik të planit urbanistik të qytetit të Shkupit si dhe anashkalimin e histrorisë së shqiptareve dhe myslimanëve.

Pamja e re neo-klasike cilësohet nga “The Guardian” si përçarëse dhe e shtrenjtë, për shijen as që bëhet fjalë. Por një gjë është e sigurtë: ka bërë kryeqytetin e Maqedonisë spektakël të çuditshëm dhe impresiv.

“Ec rreth lumit drejt qendrës së qytetit dhe do ta gjesh veten në mes të një ambienti shkëlqyes me ndërtesa neo-klasike (barok), me kolona zbukuruese dhe figura të vendosura në kulme. Këto ndërtesa para 5 viteve nuk ndodheshin atje”, shkruan The Guardian.

Gazeta prestigjioze më tej shkruan se urat janë të mbushura me përmendore të heronjëve, shkrimtarëve, artistëve maqedonas.

Tani projekti po thuajse i përfunduar, i njohur si “Skopje 2014” (duhej të mbaronte vitin e kaluar), është aq sa intrigues dhe ndoshta aq përçarës siç ishte edhe kur u prezantua në fillim.

Projekti ka pasur dy qëllime kryesorë: Të tërheqë më shumë vizitorë dhe të rivendosë aspektet e historisë së vendit nga Greqia, duke apeluar patriotizëm tek shumë maqedonas.

Projekti ka kushtuar diku rreth 200-500 milion euro dhe ka rezultuar në ndryshim të tërësishëm të pamjes së Shkupit. “Është qytet shumë pa shije, por po sjell vizitorë,” thotë Oliver Stefanovski, menaxheri i Unity Hostel.

Ky projekt shkruan më tej “The Guardian” është kontrovers për shkak se injoron rolin e shqiptarëve muslimanë në historinë e vendit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: