MAQEDONI- Më 8 korrik Angela Merkel do të jetë në Tiranë, në një vizitë konsiderohet e rëndësishme për raportet e reja në Ballkan, ndërsa një ditë më pas do të udhëtojë drejt Beogradit. Para kësaj ajo do ta presë Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafën qysh të martën që vjen. Por kancerlarja gjermane anashkalon Shkupin dhe Qeverinë e Nikolla Gruevski, në këtë tur ballkanik.

Mediat gjermane kanë shkruar muajt e fundit me tone alarmante për situatën e rëndë politike dhe të sigurisë në Maqedoni. Ato kanë qenë kritike ndaj pushtetit të Gruevskit, duke akuzuar për skandalet e pushtetit të tij, shkruan Tetovasot.

Nga Tirana Merkel pritet të përcjellë mesazhe të qarta për Ballkanin, ndërsa mikpristësi i saj do të jetë kryeministri shqiptar Edi Rama. Shqipëria, sipas mediave gjermane, kohët e të fundit shihet si një partner gjeostrategjik i Gjermanisë në rajon.

Merkel deri tani ka zhvilluar dy takime me kryeministrin shqiptar, ndërsa vizita e 8 korrikut në Tiranë do të jetë takimi i tretë mes tyre.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: