Tifo-grupet e shpërndara nëpër shqiptari kanë qenë ato që kanë mbajtur lart atmosferën në stadiume sa herë luan Kombëtarja, por kësaj radhe shumë prej tyre nuk do të kenë mundësi që të rezervojnë një sektor të caktuar në stadium. Këtë e konfirmojnë “Shvercerat”, tifozët nga lagja “Çair” e Shkupit, që mbështetin FC “Shkupin”, në postimin e tyre në “Facebook”.

“FSHF-ja na konfirmon se nuk do të na jepë bileta për ndeshjen me Serbinë. Bileta nuk do të ketë për asnjë qytetar për shkak se federata do t’i shpërndajë biletat nëpër institucione. Turp të kenë, futbolli luhet për tifozë! FSHFMAFIA,” mbyllet postimi i “Shvercerave”.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: