Dëbora në Lëpushë dhe Vermosh të Malësisë së Madhe bashkë me erën e fortë bën që shpesh herë banorët atje të mbesin pa energji elektrike.

Nikë Lumaj, është njëri prej dy elektricistëve të OSHEE në zonë, i cili ngjan me Dedën, personazhi i filmit “Rrugë të Bardha”.

Situatat e vështira për elektricistin Lumaj janë të shumta Rasti i fundit kur thuajse pa vdekjen me sy në kohën e Krishtlindjes kur iu desh të ngjitej në shtyllë në mënyrë që banorët të mos festonin në errësirë.

Katër fëmijët e 59-vjeçarit jetojnë prej vitesh në Amerikë dhe i kanë siguruar edhe atij dokumentet amerikane, por Nikë Lumaj thotë se ka zgjedhur të qëndrojë në Vermosh dhe Lëpushë për t’i shërbyer komunitetit si elektricist.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb