Një person është arrestuar nga policia maqedonase, pasi akuzohet se i ka djegur makinën pronarit të kompanisë, në të cilën punonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së djeshme, ndërsa ka qenë pronari i kompanisë në Shkup, që ka njoftuar policinë se një ish i punësuar me iniciale L.S., e ka djegë me benzinë “BMW X 6”, e cila ka qenë e parkuar na parkingun e ndërmarrjes.

Shkak për këtë, sipas denoncimit, janë disa rroga të papaguara ndaj L.S. zjarrin e kanë shuar të punësuarit, kurse L.S. është arrestuar në stacion policor për ndriçim të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb