TIRANË

Nuk kanë qenë të pakta rastet e dhunës mbi mjekët në vendin e tyre të punës, ndërsa këto veprime kanë detyruar ata që të protestojnë dhe të kërkojnë siguri nga shtetit.

Mjeku Genti Stroni, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” tha se mjekët nuk mund të punojnë me këto kushte, ku dhuna është bërë tashmë një rutinë në spitalet e vendit. Ai tha se mjekët shumë shpejt do të kenë zërin e tyre për t’i bërë të qarta vendimet se mjekësia është një fushë, e cila nuk ka lidhje aspak me politikën, por është mision në shërbim të qytetarëve.

“Zgjidhja nuk është protesta, por më parë duhet bërë një analizë se pse po shkojmë këtu. Fill pas asaj që kryeministri thotë ka ndodhur edhe në Peshkopi një rast dhune mbi mjekët. Nuk është vetëm ajo se çfarë duhet, por një luftë frontale për atë se çfarë duhet të bëjmë dhe të analizojmë faktorët që çojnë në dhunë. Nuk është vetëm korrupsioni. Kjo shoqëri është e dhunshme dhe korruptive, por a duhet të ndryshojmë? Hajde dhe bëjmë një analizë të përgjithshme, përshkallëzimi i ligjit është pozitiv për hir të së vërtetës. Ne jemi si mjekësi apartiak dhe shumë shpejt do të kemi zërin tonë përfaqësues. Dhe ne pretendojmë për të drejtat që mjekësia ka” tha ajo.

Nga ana tjetër, gazetari Erjon Skëndaj tha se nëse kjo situatë vijon kështu bluzat e bardha do të largohen nga vendi dhe gjendja në spitale do të rëndohet edhe më tej.

“Rroga në Kosovë fillon me 1200 euro dhe specializanti me 800 euro.  Mjekët paguhen sa një mësues. Por sot më shumë se kurrë të gjithë qytetarët duhet të ngrenë zërin se më këtë trend mund të mos i kemi as me nota mesatare gjashtë pas dy vitesh mjekët tanë.  Oferta është shumë e madhe në Kosovë, Gjermani dhe në vende të tjera”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: