Administrata tatimore në këtë fillim viti ka konsatuar tatimpagues të cilët ushtrojnë aktivitetin pa u pajisur me Certifikatën e regjistrimit (NUIS).

Tatimet kujtojnë të gjithë individët, se zhvillimi i një aktiviteti ekonomiko-tregtar pa u regjistruar në organet tatimore dhe Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), përbën kundravajtje administrative dhe penalizohen me bllokimin e aktivitetit deri në momentin e regjistrimit, regjistrimin e menjëhershëm si tatimpagues me TVSH, rivlerësimin e shitjeve nga ana e administratës tatimore, shoqëruar me penalitetet përkatëse si dhe bëhet kallëzim penal në prokurori për individin që ushtron aktivitet i paregjistruar, sipas parashikimeve konkrete të neneve 41, 121, 124 dhe 131 të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Gjithashtu, sjellim në vëmendje të të gjithë tatimpaguesve, të cilët kryejnë shitje me shumicë se kryerja e transaksioneve me individë të paregjistruar, duke tregtuar mallra apo shërbime me qëllim rishitjen e tyre, përbën kundravajtje administrative dhe do të penalizohet sipas parashikimeve të nenit 44, 124 dhe 128, të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Administrata tatimore ju bën thirrje të gjithë individëve se është koha për t’u regjistruar dhe se shumë shpejt do të fillojë vizitat në territor për të evidentuar dhe formalizuar individët e paregjistruar./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: