Britania e Madhe do të jetë plotësisht e përgatitur për të evakuuar qytetarët e saj nga Libani dhe ka mënyra të shumta për ta bërë këtë, ka deklaruar oficeri në pension i Ushtrisë Britanike, Rupert Jones.

Vlerësohet se rreth 6,000 britanikë kanë të drejtë të evakuohen në Mbretërinë e Bashkuar pasi frika po rritet për një luftë më të gjerë rajonale në Lindjen e Mesme.

“Kjo është diçka për të cilën Zyra e Jashtme dhe ushtria britanike stërviten gjerësisht”, tha Maj Jones, i cili shton se evakuimi i banorëve nga Sudani në vitin 2023 tregon se ka “plane të thelluara emergjence” gati, shkruan skynews.

Por, cilat rrugë do të mund të ndjekin britanikët për t’u larguar nga Libani?

Koloneli Hamish de Bretton-Gordon, ish-kreu i njësisë së armëve kimike të Ushtrisë Britanike thotë se “rruga ideale do të ishte që të evakuuarit të largoheshin me aeroplanë RAF nga Aeroporti Ndërkombëtar i Bejrutit drejt Qipros.

Ndryshe, me mbylljen e hapësirës ajrore, Bretton-Gordon thotë se opsionet e tjera përfshijnë evakuimin me helikopter nga pjesë të tjera të vendit, nisjen për në Qipro, apo edhe largimin nga plazhet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb