Kryetari i PD Lulzim Basha po mban një konferencë për mediat në selinë blu. Gazetari Klajdi Bodlli pyeti se a ka Partia Demokratike një platformë brenda ligjeve që të ndalë zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor.

Basha tha se vetë Rama në të kaluarën ka shtyrë zgjedhjet, ndërsa nënvizoi se largimi i Ramës është kusht i panegociueshëm i PD, për t’i hapur vendit rrugën drejt BE.

Gazetari Klajdi Bodlli: Kryeministri Edi Rama tha se më 30 qershor do të bëhen zgjedhjet. A ka PD ndonjë platformë ligjore që të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve, pasi opozita i konsideron si proces fals dhe të korruptuar?

Kreu demokrat Lulzim Basha: Kjo që ka deklaruar Rama tregon sesa në panik ndodhet. Nuk besoj se është rënduar aq shumë sa të mos kujtojë se më 2007 shtyu zgjedhjet. Këta janë të gjitha vetëm pretendime. Rama ka marrë peng karrigen e kryeministrit me krimin e organizuar dhe thotë se është i kërcënuar. Nga kush është i kërcënuar? Nga krimi. Edhe ndodh. Nëse ndodh që kryeministri kërcënohet nga krimi i organizuar, imagjino se çfarë mund të ndodhë me popullin.

Kemi një kryeministër të marrë peng nga krimi. Kandidati i Shijakut është i diktuar nga Abdylajt. Kandidatja e Durrësit e diktuar po ashtu. Lista e kandidatëve të PS është pasqyra e bashkëpunimit kriminal të Ramës me bandat. Ata janë bos të bandave kriminale. Në vend se të jenë këta prapa hekurave, janë prapa hekurave qytetarët. Me Ramën e keqja do të shkojë thellë e më thellë. Vetëm largimi i tij do të bëjë që Shqipëria të çlirohet nga krimi dhe t’ia zgjidhë duart drejtësisë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: