Kryetari i PD Sali Berisha, ka ngritur dyshime se statuset të cilat botohen në rrjetet sociale të kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, shkruhen nga kryeministri Eid Rama.
“Çfarë ishin ato statuse? Sa i kam lexuar kam kuptuar që shkruan Edi Rama. Merr lexo artikujt që shkruante me emrin Bledi Mane Edi Rama. Nxirrte të gjitha shpërthimet e ujërave të zeza. Ishin copy paste e atyre artikujve, atyre e kuptova. Më vonë doli se Erion Veliaj nuk ka shkruar asnjë status. Kjo është makbethiane. Nuk mund të manipulosh. Këtu pastaj hyn në lojë SPAK, nuk mund të pranojë të tilla veprime nga askush. Meritojnë të gjithë ata që krijojnë kryetaren e deleguar, jo vetëm e shkarkojnë Goxhajn, por edhe e shkarkojnë nga puna. Ajo firmë është e Veliajt, si doli ajo nga qelia?”, tha ai.
(BalkanWeb)