Nudo në kopertinën e ‘Rolling Stones’ për të nderuar nënën e saj Lisa Bonet.

Zoe Kravitz, 29 vjeç, ka dashur të rikrijojë një set fotografik ikonik që revista amerikane i ka dedikuar nënës së saj në 1988. Pikërisht

30 vite më pas ajo pozon si nëna e saj, për edicionin hot të muajit nëntor.

Në Instagram artistja e bukur këngëtare, vajza e Lenny Kravitz dhe Lisa Bonet, poston fotot ku shfaqet e zhveshur dhe pozon sensuale, njësoj si nëna e saj.

“Gjithmonë e kam dashur atë kopertinë”, ka thënë Zoe. ‘Kur mendoj për Rolling Stones, është pikërisht kjo që më vjen në mendje. Është një imazh mahnitës i saj. Është shumë i bukur’.

Dhe ngjashmëria mes këtyre dy femrave është befasuese, të bukura dhe sensuale në një njëjtën mënyrë, një ngjashmëri e cila nga sot është e pamohueshme.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb