Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 u pyet nga moderatorja Ina Qirjo sesi e ka gjetur 112-vjetori i Pavarësisë Shqipërinë.
Zekthi tha se Pavarësia e ka gjetur vendin tonë në një krizë të gjithanshme. Ai deklaroi se gjendja është aq e keq, sa edhe shpresë nuk ka më në Shqipëri. Sipas tij, qytetarët janë të neveritur nga klasa politike.
“Ka një zymtësi. Nuk ka më shpresë. Njerëzit nuk jetojnë me shpresën se do jetojnë më mirë sesa sot. Gjendja është dëshpëruese, sepse ka dështuar përpjekja e shoqërisë politike për të prodhuar mundësinë që secili prind të mund të rrisë fëmijën e vet në mënyrë korrekte në vend. Vendin e ka kapluar një krizë e gjithanshme. Ka dështuar klasa politike, por edhe shoqëria. Qeverisjet sa vjen e bëhen edhe më keq.
Kur gjendja është e keqe, njerëzit janë të lodhur, vrapojnë pas bukës së gojës. Kur gjërat janë keq, njerëzit janë më apatikë. PS ka kohë që humbet elektorat. Maxhoranca është pakicë në Shqipëri, por qytetarët janë te neveritur me gjithë klasën politike. Shqiptarët do votojnë pa besim se mund të ndryshojë diçka. Ne 34 vite më pas debatojmë akoma për një datë Çlirimi, ky është dështim i klasës politike. Nuk ka rëndësi data. Për mua data duhej të ndryshonte, por s’mund të kthehet data në një lloj shëmtie. Të nderojmë sakrificën e të rënëve dhe atyre që shkrinë pasurinë për Shqipërinë”, tha Zekthi.
(Balkanweb)