TIRANE- Një rrëfim ndryshe, jashtë asaj që e kemi dëgjuar shpesh herë në daljet e saj, vjen nga Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban. Teksa ishte e ftuar në ‘Këndin e Ekselencës’ në ‘Vila 24’, Gjermeni ndau me publikun pjesë nga jeta e saj, jashtë politikës, marrëdhënien me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Ajo tregoi se si kishte ndjekur ëndrrën e saj për të vijuar studimet master jashtë vendit, në SHBA, ndonëse ishte nënë e një djali 5 vjeç asokohe. Gjermeni pohoi se gjatë kohës së studimeve iu desh të merrte dhe djalin e saj me vete në Miçigan. Nga ana tjetër, studentët e ‘Këndit të Ekselencës’ në ‘News24’ nuk i shmangën dhe pyetjet nga sektori i politikës, atje ku Gjermeni është fokusuar që nga 2013-ta, kohë kur u emërua si ministre e kabinetit qeveritar ‘Rama’.

Në mënyrë të rezervuar, Gjermeni tha se qëndrimi për shkarkimin e 4 kolegëve të saj e ka dhënë kryeministri Edi Rama, që sipas saj ka të drejtën të shkarkojë dhe emërojë me pushtetin ekzekutiv që i kanë dhënë qytetarët. “BalkanWeb” zbardh intervistën e plotë të ministres Gjermeni.

INTERVISTA
Do doja të kthehesha pas në kohë, tek studimet tuaja jashtë shtetit. Ju në muajin prill merrni një çmim nga Universiteti i Miçhiganit…

Unë kam bërë studimet në një universitet të vogël në Miçhigan. Në fund të prillit kam nderin të marr një çmim nga ky universitet.
eglantina-gjermeni
Po pse Punë sociale? Përse kjo zgjedhje?
Pasi mbarova Histori-Gjeografi në vitet 90, dëshira ime ishte të vazhdoja Drejtësi. Pastaj kur u hap një kurs pasuniversitar për Punë Sociale, e pash veten aty. U konsiderua më pas si fakulteti i Shkencave Sociale. Kam bërë dhe një master. Kisha dhe djalin me vete. Qëndrova tek një familje amerikane.

Të fokusohemi tek familja tuja. Keni dy fëmijë me një diferencë të madhe. Si e priti djali juaj ardhjen e vajzës suaj?
Eriku në fillim nuk është se e priti në kënaqësi të madhe. Në moshën e tij, pasi ishte dhe në gjimnaz, nuk i erdhi mirë. por që kur erdhi Megi në jetë, na e ndriçoi jetën. Na ka sjellë energji pozitive. Dua të them që për të gjithë të angazhuarit, është e vështirë që të mbajnë një balancë dhe vëmendje familjes dhe karrierës. Në këto vite, më shumë vëmendje merr puna dhe angazhimi profesional. Edhe për shkak të përgjegjësisë që kam.

Është e vështirë për një grua që të vendos prioritete dhe ekuilibër?
Duhet të marrë disa vendime, që të shoh kë ka prioritarë dhe kë jo. Është e vështirë. Tek gratë është disi më e vështirë, por shpesh herë është angazhim dhe përgjegjësi e madhe. Vetëm të duhet ajo rruga me gropa, por dhe duhet të frymëzosh.

Si ja keni dalë me situata të vështira?
Ajo që dua të them është mbase se gjërat varen nga shumë faktor. Unë jam shumë këmbëngulëse dhe në momentin që vendosa diçka, e çoj deri në fund.

Është krijuar një perceptim publik që qeveria po fokusohet tek rehabilitimi i shesheve, qendrave urbane dhe keni lënë pas në hije zonat rurale…
Në fakt ashtu është thënë në media. Projektet e Rilindjes urbane janë fokusuar tek hapësirat publike, tek qendrat urbane, duke i bërë dhe më atraktive dhe mikpritëse. Por nuk ka ngelur vetëm tek qendra. Të gjitha projektet kanë nisur me qendrat dhe janë shtrirë në zonat rurale urbane.

Ju patët nisur një projekt për rigjallërimin e zonës së Krujës. Keni folur dhe për shoqatën e Artizanëve…
Ky është projekti i parë, si ‘dashuria e parë’. I kishim të gjithë komponentët brenda, mbështetjen e bashkisë dhe Fondit të Zhvillimit Amerikan. Në Korçë dhe Shkodër kanë funksionuar. Ajo që kam parë është se janë krijuar modele që na përfaqësojnë denjësisht, siç janë artizanët e Krujës.

Si i keni marrëdhëniet me kolegët?
Jam shumë e komunikueshme, e qetë.

Ndoshta ngaqë keni qenë e sulmuar dhe nga opozita..
Jam e duruar dhe e qetë. Por di ta ngre zërin. Ndonjëherë më vjen keq që njerëzit e marrin për dobësi qetësinë dhe sjelljen. Mundohem të jem vetvetja. Mundohem që mos të më ndryshoj shumë.

Lëvizjet e fundit qeveritare. Si i komentoni lëvizjet në kabinetin qeveritar?
Të gjithën kolegët, qoftë ata që kanë qenë pjesë e qeverisë dhe ata që u zëvendësuan, të gjithë jemi pjesë e një ekipi. Them se ky bashkëpunim mesazh nesh ka qenë i fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe qytetarë. Ne kemi 18 qershorin para dhe fushata do të jetë e vështirë. Jo vetëm kolegët që do drejtojnë qarqet, por dhe ne. Shpjegimin tonë e tha kryeministri.

Nuk është presion nga opozita kjo?
Nuk e besoj.

Edhe Zoti Manjani para pak kohësh ishte pjesë e ekipit tuaj, por pas shkarkimit akuzoi Ramën se ai merrte vendimet dhe kur nuk ishte..
Ky është mendimi i zotit Manjani, mund të pyesni atë.

Po emrat e rinj të ministrave, çfarë mund të thoni?
në besoj tek diçka. Në momentin që vendoset një ekip nga kryeministri, i cili është mandatar për të drejtuar, është e drejta e tij për të shkarkuar, emëruar. Kjo është puna që shqiptarët ia kanë dhënë kryeministrin. Me kolegët kam bashkëpunim të shkëlqyer. Më vjen shumë mirë që janë dhe dy zonja që i shtohen grupit të ministreve në Shqipëri. Unë jam luftëtare.

Sa ju mbështet familja në rrugën tuaj?
Bashkëshorti është mbështes dhe i jam shumë mirënjohëse. Dhe për kujdesin në familje dhe në çdo vendim që kam marrë. Jo gjithmonë ka qenë dakord për vendimin që kam marrë, por mbështetja ka qenë gjithmonë.

Si janë fundjavat në familjet tuaja?
Jo gjithmonë kam fundjava të jem e sinqertë. Mundohemi që të paktën të dielën të mblidhemi për një drekë me prindërit e mi dhe familjen. Jo gjithmonë ia dal. Megit, vajzës i ngelet qejfi ndonjëherë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb