Pak minuta më parë policia e Tiranës njoftoi finalizimin e një operacioni të koduar “Laboratori” për të cilin arrestoi dy persona F. N., 30 vjeç dhe P. P., 27 vjeç të njohur ndryshe edhe me pseudonimet “Loli Verës” dhe “Pipo”. Në bashkëpunim edhe me persona të tjerë dy të rinjtë kishin arritur të kthenin një apartament banimi në kryeqytet në një laborator droge.


Brenda tij policia arriti të gjente 1 kilogramë e 864 gramë Heroinë, nga kjo sasi një pjesë ishte e përgatitur në 353 doza, 202 gramë Kokainë, rreth 50 mijë lekë , peshore elektronike, frulator grirës, sitë e sende të tjera që shërbenin për përzierjen dhe ambalazhimin e lëndës narkotike.


Pasi e përpunonin, përzienin dhe ambalazhonin drogën në laboratorin e sipërpërmendur “Loli Verës”, dhe “Pipo” e shisnin atë në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme lënde të dyshuar Heroinë dhe Kokainë në disa zona të Tiranës.


(m.a/BalkanWeb)