TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka vënë në shënjestër të akuzave të tij këtë herë sërish bandën e ‘Avdylajve’ që u arrestuan në Shijak në sajë të mega-operacionit ‘Vol-Vo 4’.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha teksa ka publikuar mesazhin e një qyetari dixhital, shkruan se me ndihmë të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, Avdulajt kanë marrë edhe një lokal. Sipas qytetarit dixhital, lokali në fjalë, pas Pallatit të Kulturës, Avdylajt ia kanë marrë me forcë një çifti bashkëshortësh.

DENONCIMI TEK BERISHA
Njihuni me disa nga pronat e perandorise te Avdylve dhe Gjushit te tyre!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Te degjova me endje, te kam idhull, persa i perket Abdylajve, e un kam lokalin afer Jasin Abdylit qe ka bere pisten ne det me dhunë lokalin e ka te veten perballë universitetit, ka nje hotel gjigand ne plazh hekurudha me emrin e hotelit Gjermanija, dhe me e tmerrshme qe kan marr me dhun para 6muajsh me ane te Dakos nje lokal mbrapa pallatit kultures ka nxjerr me forc burre e grua me emrin Florinda dhe Gezim qe e kishin kete lokal, dhe koka kryesore qe e din gjith Durrësi qe i ndihmon me prona eshte Gjushi, keto qe po ti shkruaj verifikoji, ka ndermend ta zgjeroj akoma lokalin ne det, e thotë me bindje, rrespekte Doktor, nga Durrësi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: