Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet i PD në zgjedhjet e 11 majit, ishte i ftuar në Programin e drekës në News 24 iu përgjigj pyetjeve të pedagogut Afrim Osmani.

Pedagogu Osmani pyeti Alimehmetin se si e ndjen veten tashmë në një qasje të re, pra në politikë dhe jo në shëndetësi. Alimehmeti nënvizoi se shëndeti publik e shërbimi publik janë thuajse e njëjta gjë. Mirëpo, ai vlerësoi se përgjegjësia në politikë rritet.

Afrim Osmani: Një kandidat i mirë për deputet është ai që është i suksesshëm në profesion. Z Alimehmeti, erdhët nga një karrierë e suksesshme, si e ndjen veten sot në qasje krejtësisht të re?

Ilir Alimehmeti: Shëndeti publik dhe shërbimi publik janë thuajse e njëjta gjë, në mjekësi punon me komunitetin. Shërbimi publik thuajse është e njëjta gjë. Jam mësuar t’ju shërbej njerëzve. Mjekësia është dhe punë në grup dhe nuk ka gjë të re. Në politikë, shkalla e përgjegjësisë rritet. PS është zhytje dy metra nën ujë. Njerëzit sot duhet të pyesin a janë më mirë apo më keq?

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb