Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Genc Gjokutaj, në një lidhje Skype në News 24 u pyet sesi është gjendja e fëmijëve të ish-presidentit.
Gjokutaj tha se ka kontaktuar me djalin e Metës, Besarin. Ai tha se fëmijët e Metës janë të trishtuar.
“Me Besarin kam pasur kontakt. Ai e kupton dhe e ndjen thellë këtë histori. Edhe interesimi shkakton më shumë dëshpërim.
Fëmijët vuajnë më tepër situatën. Sigurisht është një trishtim, është gjendje shpirtërore jo e mirë”, deklaroi Gjokutaj.
(Balkanweb)