Avokati Alban Duraj, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka folur mbi sfidat dhe zhvillimet në tregun e sigurimeve në Shqipëri.

Sipas tij, fusha e sigurimeve është ende relativisht e re në vend për shkak të rrethanave historike të dekadave të fundit, ekonomike dhe politike.

Duraj vuri në dukje një ndryshim pozitiv në trajtimin e aksidenteve të vogla, ku nuk është më e nevojshme ndërhyrja e kompanive të sigurimeve nëse dëmi është nën 30 mijë lekë të reja. Në këto raste, pronarët e automjeteve mund të bien dakord për fajësinë dhe të zgjidhin çështjen me marrëveshje, duke shmangur procedurat burokratike.

Megjithatë, për dëme mbi 30 mijë lekë, procesi komplikohet. Avokati tha se vlerësimi i dëmit shpesh vonohet, qytetarët zvarriten në zyrat e sigurimeve, dhe në shumë raste kompanitë vlerësojnë dëmet më pak se sa vlera reale e humbjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb