Nga Dashnor Kaloçi
Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri.
Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme.
Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.
Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë.
Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.
Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali.
Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarsia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.
Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria.
Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre.
Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku pas legjislacionit të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, një vend të veçantë zë edhe Kodi Civil dhe ai Penal, gjë të cilat janë botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre.
Publikohet i plotë Statuti Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku pas legjislacionit të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, një vend të veçantë zë edhe Kodi Civil dhe ai Penal, gjë të cilat janë botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925./ Memorie.al
Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)
Kodi Penal 1928
-LIBRI I DYTË –
Deliktet
TITULLI VII
Delikte kundra tanësiës publike
KAPTINA V
Të lanunit e të vegjëlve ose personave të tjerë që janë të pa zot për me shikue vehten e tyne ose që ndodhen në rrezik.
NENI 430 . – Kushdo që len më vehte (abandonne) një të vogël nën dymbëdhjet vjeç, ose një person i cili, nga shkaku i një sëmundjeje mendore ose trupore, nuk asht i zoti të shikojë veten dhe për të cilin ay ka barrën e ruejtjes ose asht i detyruem m’u kujdesue, ndëshkohet me burgim të randë, nga tre deri në tridhjet muej.
Në qoftë se nga kjo vepër i shkaktohet personit të lanun ndonjë dam i randë në trup ose në shëndet, ose një turbullim mendor, fajtori ndëshkohet me burgim të randë nga tridhjet muej deri në pesë vjet; dhe nga pesë deri në dymbëdhjet vjet në qoft se shkaktohet vdekja.
NENI 431. – Ndëshkimeve të caktueme në nenin e ma sipërmë u shtohet një e treta:
Në qoftë se lanëja bahet në vënd të shkretë (solitarie);
Në qoftë se delikti asht ba prej amës ose atit mbi fëmiën legjitime ose mbi fëmiën natyrale të njohun ose të dekllaruëm ligjërisht, ose prej adoptuesit mbi fëmiën adoptive ose përkundrejt (viceversa).
NENI 432. – Kur fajtori deliktin e parapamë në nenet e ma sipërme e ban mbi një foshnjë që nuk asht shkruë ende në regjistrat e gjëndjes civile dhe brenda pesë ditëve ç’prej kohës që ka lindun, për me shpëtue nderin e vet ose të së shoqes ose të s’amës ose të paslindunës ose të vajzës adoptive ose së motrës, ndëshkimit i zbritet një e gjashta deri në një të tretën, dhe burgim i randë kthehet në burgim.
KAPTINA VI
Abuzimi i mjeteve të përmirësimit ose të disiplinës dhe keq-sjellja në familje ose kundrejt të vegjëlve
NENI 433. – Kushdo që, tue abuzue mjetet e përmirësimit ose të disiplinës, shkakton dam ose rrezik në shëndetin e një personi q’asht vumun nën autoritetin e tij, ose i asht besue, për edukim, mësim, kujdesim, vrejtim ose ruejtje ose për me ushtrue një profesion ose një mjeshtrie, tek ay, ndëshkohet me burgim deri në trembëdhjet muej.
NENI 434. – Kushdo që, jashtë rasteve të tregueme në nenin e masipërmë përdor mënyra të këqija (mauvais traitements) kundrejt një personi të familjes ose të një të vogëli nën dymbëdhjet vjeç, ndëshkohet me burgim të randë deri në tridhjet muej.
Në qoftë se ato të këqija janë ba kundrejt një të paslinduni ose një të parëlinduni, ose vjeherrit ose vjeherrës, ose prindëve të këtyne ose dhandrit ose nuses, ndëshkimi asht burgim i randë një deri në pesë vjet.
Në qoftë se sjelljet e këqija janë ba kundrejt bashkshortit, nuk bahen ndjekje, veç se me kërkimin e anës së damtueme dhe në qoftë se, ky asht nën njëzet vjeç, ndjekjet bahen dhe mbi kërkimin e atyne të cilët do të kishin mbi të fuqin e atësisë ose të tytorisë, po të mos ishte i martuem.
NENI 435. – Në rastet e parapame në nenet e masipërmë, gjyqi, mund të vendosi, që dënimi të ketë për efekt, për prindin humbjen e çdo të drejte që ka, në bazë të fuqisë s’atsisë, mbi personin dhe mbi pasuninë e të paslindunit në dam të cilit ka ba deliktin, dhe sa për tytorin, rrëzimin nga tytoria dhe nga çdo tjetër ofiq tytorie.
NENI 436. – Kushdo që, tue ardhun me çdo mënyrë në kontakt (communiquant) me dy ose me ma shumë persona, të mbledhun ose veç e veç, i atribuon një personi një fakt të caktuem e t’atillë që ekspozon në poshtrim ose n’urrejtje publike, ose q’i ofendon onorin ose famën, ndëshkohet me burgim nga tre deri në tridhjet muej, dhe me gjobë të randë nga njëqind deri në tremijë fr. ari.
Në qoftë se delikti asht ba në nji akt publik ose me vizatime ose me shkresa të përhapuna ose t’ekspozueme në publikun ose me mjete të tjera botimi, ndëshkimi asht me burgim nga një deri në pesë vjet, dhe me gjobë jo ma pak se një mijë fr. ari.
NENI 437. – I pandehuni për deliktin e parapamë në nenin e ma sipërmë nuk ka të drejtë të provojë për çfajësinë e vet, se vepra q’i ka arbitrue t’ofenduemit asht e vërtetë ose e ditun botënisht.
Provimi i së vërtetës pranohet vetëm:
Në qoftë se personi i ofenduem asht një nëpunës i Shtetit, dhe vepra q’i atribuohet referohet n’ushtrimin e funksionit të vet për veç kur ndodhin rastet e nenevet 222 dhe 227;
Në qoftë se për faktin q’i atribuohet t’ofenduemit asht çelun gjyq ose kanë fillue kundër atij ndjekje penale.
Në qoftë se ankuesi kërkon formalisht që gjykimi të zgjanohet tue u hetue dhe në se fakti q’i atribuohet asht i vërtetë ose i rremë.
Në qoftë se provohet që fakti asht i vërtetë ose për atë fakt i ofenduemi dënohet, atribuësi nuk ndëshkohet për veç se kur mënyrat e përdorueme formojnë më vete deliktin e parapamë në nenin që pason.
NENI 438. – Kushdo që tue ardhun me çdo mënyrë në kontakt me dy ose ma shumë persona të bashkët ose veç e veç, ofendon, me çdo lloj mënyre, onorin, famën ose dinjitetin e një personi, ndëshkohet, ndëshkohet me burgim deri në dy muej ose me gjobë të randë deri në pesqint fr. ari.
Në qoftë se faji asht ba në pranië t’ofenduemit, dhe vetëm qoftë ky, ose me shkresë q’i ka drejtue ose faji asht ba botenisht, ndëshkimi asht me burgim deri në tre muej, ose me gjobë të randë deri në tetëqint fr. ari; dhe në qoftë se çnderimi asht ba botënisht tue qënë gati dhe i ofenduemi, ndëshkimi asht me burgim deri në katër muej, ose me gjobë të randë deri në njëmijë e pesqint fr. ari.
Në qoftë se faji asht ba me ndonjanën nga mjetet e tregueme në § e II të nenit 436 ndëshkimi asht me burgim nga dy muej deri në dy vjet, ose me gjobë të randë jo ma pak se pesqint fr. ari.
NENI 439. – Kur delikti i parapamë në nenin e ma sipërme asht ba kundra një personi ligjorisht i ngarkuem me një shërbim publik, në pranësië të tij dhe për shkak t’atij shërbimi, fajtori ndëshkohet me burgim deri në gjashtë muej ose me gjobë të randë deri në tremijë fr. ari, dhe në qoftë se ky çnderim bahet botënisht, ndëshkimi asht me burgim deri në tre muaj ose me gjibë të randë deri nga njëqint deri në katër mijë fr. ari.
NENI 440. – Kur në rastet e parapame në të dy nenet e masipërme i ofenduemi ka qënë shkaku detërminues dhe i pa drejtë i çnderimit, ndëshkimit i zbritet një e treta deri në dy të tretat, dhe në qoftë se çnderimet kanë qënë reciproke, gjyqi mund, si mbas cirkostancave, t’i përjashtojë nga ndëshkimi të dy palet ose njanin vetëm.
Nuk asht i ndëshkueshëm ay që nga shkaku i një violence personale ka qenë i provokuëm që të bajë ofendimin.
NENI 441. – Në rastet e parapame në nenet e ma sipërme, dhe si kur ofenduesit të mos këtë përmend emnin e t’ofenduemit, ose ofendimin t’a ketë ba me një mënyrë të mbyllur, po qè se eksistojnë shënja dhe presomsione që nuk lanë dyshim se ay ofendim i asht atribue personit ankuës, quhet si kur i asht përmend emni, dhe ato ofendime i janë drejtue atij vetë.
NENI 442. – Për çnderimet që përmbahen në shkresat e paraqituna ose në fjalimet e ndërgjyqësave ose të përfaqësusave të tyne përpara Autoriteteve gjyqsore të cilat u përkasin çashtjeve të ndërgjegjshme, nuk bahen ndjekje; por në këto raste, përveç masave disiplinare të caktueme nga ligja, gjyqi tue dhanë vendimin mbi padiën, mund t’urdhnojë dhe çdukjen, tanësisht ose pjesërisht, të shkresave ofenduëse dhe mbi kërkimin e anës t’ofendueme t’i caktojë një dam shpërblim në të holla.
NENI 443. – Në rast të dënimit për ndonjanin nga deliktet e parapamë në këtë kaptinë, gjyqi urdhënon konfiskimin dhe çdukjen e shkresave, vizatimeve ose mjeteve të tjera me të cilat asht ba delikti dhe atje ku shkresat janë t’atilla që nuk mund të bahet konfiskimi ose çdukja, shënohet n’ato shkresa pjesa e akt-gjykimit përkatës.
Mbi kërkimin e t’ofenduemit, vendimi i dënimit publikohet me shpenzimet e të dënuemit një ose dy herë në fletoret që cakton ky vendim por në jo ma shumë se tri fletore.
NENI 444. – Për deliktet e parapame në këtë kaptinë, ndjekjet bahen vetëm me kërkimin e t’ofenduemit.
Në qoftë se i ofenduemi vdes para se t’apë kërkesën, ose ato delikte janë ba kundra kujtimit të një të vdekuni, në vënd të këti, mund t’apin kërkesë bashkshorti, të parëlindunit, të paslindunit, vllaznit, motrat dhe fëmijët e këtyne, vjehërri ose vjehërra dhandri ose nusja dhe trashëgimtarët drejt për së drejti të të vdekunit.
Në rast që ofendimi asht ba kundra një trupi gjyqësuer, politik ose administrativ, ose kundra një përfaqësuesi të këtyne, ndjekjet bahen me autorizimin e atij trupi, ose të kryetarit hierarkik të tyne kur ay trup nuk asht themelue si këshillë.
NENI 445. – Padija penale për deliktet e parapame në këtë kaptinë, parashkruhet me kalimin e një viti, në rastet e parapame në nenin 436, dhe me kalimin e tre muejve në rastet e parapame në nenet 438 e 439.
TITULLI X
KAPTINA I
Vjedhje
NENI 446. – Kushdo që me qellim përfitimi merr posedimin e një sendi të lujtëshëm të tjetërit, tue e heq nga vëndi ku gjindet, pa pasun hirin e të zotit, ndëshkohet me burgim të randë nga një muej deri në tre vjet dhe me gjobë të randë.
Vjedhje quhet dhe ndëshkohet si ma sipër, heqja e një kurenti eletrik ose e çdo tjetër fuqie kësodore të një treti po me qëllim përfitimi.
Delikti i sipër treguem bahet dhe mbi sende të një trashëgimi të pa pranuem ende, kur vepëruësi nuk i ka në dorë ato. Gjith’ashtu bahet dhe mbi sende të përbashkëta, nga një bashkëpjesëtar, shok (associè) ose bashkëtrashëgimtar, vetëm kur fajtori nuk i ka akto në dorë.
Në këtë rast sasia ose vlera e sendevet të vjedhuna caktohet dhe çmohet, tue u zbritun pjesa q’i takon fajtorit.
NENI 447. – Për deliktin e parapamë në nenin e ma sipërme burgim’i randë asht nga gjashtë muej deri në katër vjet dhe po me gjobë të randë, në qoftë se vepra asht ba:
1) Në zyrat, arqivat ose stabilimentat publike, mbi sende që ruhen atje, ose gjetke mbi sende të destinueme për m’u përdor oër dobië publike.
2) Në vorreza, tzrbe ose vorre, mbi sende të cilat formojnë stolisjet e këtyne ose jan vumun për me mbrojt ato ose mbi sende që ndodhen mbi kufomën ose janë vorrosun bashkë me kufomën.
3) Mbi sende që shërbejnë ose që janë të destinueme për fe, në vënd të lanuna për ushtrimin e kësaj ose në dipendencat e këtyne që janë rë destinueme për ruejtjen e asodore sendeve.
4) Mbi një person fsheftazi e me shkaftësi të veçantë (filoutage) në vënde publike ose të çeluna për publikun.
5) Mbi sende ose të holla t’urdhtarëve brënda në ç’do lloj mjet transportimi, të tokës, të detit, t’erës ose në stacionet ose sqelat e sipërmarrjevet të transportimit publik.
6) Mbi shtayat në vënd ku rriten këto ose mbi shtazat të lanuna, nevojisht, në vënde të hapet ranë, astet që nuk mund t’aplikohet dispozita e numurit 12 të nenit të ma poshtëm.
7) Mbi drunjë në pzje të preme ose mbi pemë dru në vënde ku seliten të këtilla, ose mbi prodhime të tokës të cilat janë të këputuna dhe të lanuna, nevojërisht, në vënde të hapëta.
8) Mbi gjana të cilat si mbas zakonit ose destinacionit të tyne mbeten të ekspozueme në besimin publik.
NENI 448. – Për deliktin e parapamë në nenin 446, burgimi i randë asht nga tetmbëdhjet muej deri në gjashtë vjet dhe gjoba e randë jo ma pak se një qint fr. ari.
1) Në qoftë se midis atij q’i u ba vjedhja dhe fajtorit, eksistojnë marëdhanje reciproke në punë, ose në kontravancion pune ose shërbimi ose që të dy ata bashkëpunojnë, qoftë dhe përkohësisht, dhe vjedhja në këto raste asht ba me abuzim të besimit që rrjeth nga ato relacione dhe mbi sende të cilat, nga shkaku i atyne relacioneve, ishin lanun ose ekspozuem në besimin e vjedhësit.
2) Në qoftë se fajtori ban vjedhjen tue përfitue nga lehtësimi që rrjeth prej ndonjë prishjeje, kalamiteti ose alarmi publik, ose nga ndonjë e keqe q’i ka ngja veçanërisht atij q’i behet vjedhja.
3) Në qoftë se fajtori, tue mos bashkëjetue me të vjedhunin, ban fajin natën në një godine ose në një vënd tjetër të destinuem për banim.
4) Në qoftë se fajtori për me ba fajin ose për me transportue sendin e vjedhun, shkatron, rrëxon, thyen ose çaë sende mbyllëse prej materiali të fortë të cilat janë vumun për mbrojtje të njerzisë ose të pasunise, dhe sikur thyrja të mos jetë ba në vendin e vjedhjes.
5) Në qoftë se fajtori, për me ba fajin ose për me transportue sëndin, e vjedhun, hap brava tue përdor çelsa fallso ose vegla të tjera, ose dhe çelsin e vërtetë që e ka humb i zoti ose q’i a ka vjedhun këtij, ose e ka në dorë ose e mban pa të drejtë.
6) Në qoftë se fajtori për me ba fajin ose për me transportue sendin e vjedhun, hyn në godinë ose në një vënd të rrethuem ose del prej atyne nga rrugët që janë të ndryshme nga ato të destinueme për me shkue zakonisht njerëzia, tue kalue pengesa ose mbrojtesa t’atilla që nuk munt të kalohen veç se me mjete artificiale ose me shkaftësi (agilitè) personale.
7) Në qoftë se vepra asht ba tue prish vulat e vumuna nga një nëpunës Shteti si mbas dispozitave të ligjës ose me urdhën t’Autoritetit.
8) Në qoftë se vepra asht ba nga person që ka ndryshue formën (déguisé).
9) Në qoftë se vepra asht ba nga tre ose ma tepër persona të bashkuem.
10) Në qoftë se vepra asht ba tue i vue vehtes një cilësi nëpunësie shteti.
11) Në qoftë se sendi i vjedhun asht nga ata që janë çiltazi të destinueme për mbrojtim publik ose si mbrojtëse publike kundrejt një të keqeje (infortune).
12) Në qoftë se vepra asht ba në kullonjet ose në vende të hapta ose në grazhdoret ose në vathe që nuk formojnë drejt për së drejti dependencat e një shtëçie të banueme ose mbi bagëti në tufë ose mbi shtaza të trasha (gros) dhe sikur këto të mos jenë në tufë.
Kur bashkohen dy ose ma tepër nga atë cirkonstanca që parashikohen në numurat e këtij neni, burgimi i randë asht nga tre deri në dhjet vjet, dhe gjoba e randë jo ma pak se dyqint fr. ari. /Memorie.al