Për shumë e shumë vite, për të shkuar në shkollën e fshatit, nxënësit e Ndroqit do të duhej që të kalonin përmes baltës në vjeshtë dhe dimër dhe pluhurit në verë.


Por falë investimit ajo që më shumë i ngjante një shtegu se sa një rruge, tashmë ofron të gjithë standardet duke çuar për herë të parë tek banorët e Lagjes së Re në Ndroq, edhe rrjetin e ujësjellës kanalizimeve si dhe ndriçimin LED.


Ashtu siç edhe premtoi gjatë fushatës, të gjitha zonat rurale do kenë më shumë investime, kryesisht në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve por edhe për të afruar sa më shumë prodhimet bujqësore dhe blegtorale me tregjet e kryeqytetit.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri