Banesa e rrënuar e familjes Gjini në fshatin Belishovë ka alarmuar stafin e “Shqiptarëve për shqiptarët”, emisionit human që vjen çdo të premte në News24. Ishte pikërisht Sidrit Bejleri dhe producenti ekzekutiv Ilir Hoxholli të cilët kanë vizituar familjen në banesë që nuk i kanë mbajtur lotët.


Familja Gjini nuk është në dijeni për surprizën e madhe që i pret në qytetin e Fierit.



Sidriti: Shumë larg këtu moj nënë, mezi kemi ardhur edhe makina mezi ecte në këto rrugë.

Vjollca: Edhe fëmijët për në spital i mbaj në krah. Këtu nuk kemi asnjë shërbim. Herë kam mundësi të paguaj makinë herë nuk kam. Banjën e kemi jashtë banesës, fëmijët sëmurën bëjnë mungesa në shkollë. Fëmijët kanë rënë nga mësimet kur humba burrin. Kudo na dalin gjarpërinj edhe në pemë madje. E kam jetën shumë të vështirë, kam psikologji të rënduar. Jam e shkatërruar. Fëmijët kërkojnë babain e tyre. Burri vuajti kaq shumë u tret u bë kockë e lëkurë. Dëshira e tij ishte te kishim një apartament në Fier, të kishin shkollën afër, të mos jetonim më këtu në këtë fshat të braktisur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E moshuara: Jemi dobët ekonomikisht. Nuk e përballojmë dot.

Vjollca: Më kërkoi vajza të festonte ditëlindjen mora një tortë dhe pak mish. Vajza u gëzua shumë.

E moshuara: Ju shikoja në televizor tek emisioni, ju e vini dorën në zemër. Shikonim kur dhuronit shtëpi.

Djali: Këtu nuk ka asgjë në këtë shtëpi, nuk kam as shokë…ëndrra ime të merrnim një shtëpi në qytet.

Sidriti: Erdhëm se na thanë që këtu jetoni shumë keq. Tani do të lëvizim të gjithë bashkë.

Sidriti-gjyshes: Merre këtë çelësin, tani e kuptove…

Gjyshja përqafon Sidritin: Ti me dhe çelësin…

Sidriti: Amaneti i Gramozit që la kur iku nga kjo botë. Ju mos e humbisni kurrë optimizmin.

Gjyshja: Ju jeni bujar…ju falënderojmë nga zemra.

Vjollca: Faleminderit shumë, tani do të bëhem e fortë!

Sidriti-fëmijëve: Këtu është shumë më mirë për ju, këtu do gjeni shokë. Do të keni mundësi më tepër se shkollën do e keni më afër. Mësimet do i bëni më mirë. Më jepni fjalën që gjithë këtë vëmendje të shqiptarëve ju nuk do i zhgënjeni. Do mësoni shumë dhe do bëheni shqiptarë të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb