SHBA- Si lindin fëmijët? Kjo është një pyetje shumë vështirë për t’ia shpjeguar një fëmijë. Në këtë video tregohen momentet, kur prindërit marrin guximin për t’i folur fëmijëve rreth seksit.

Reagimet tyre janë nga më të ndryshmet. Ka disa prej tyre që sapo dëgjojnë fjalët, “të zhveshur” apo “penis”mbulojnë veshët me duar. Një djalë i vogël “mëson” për herë të parë fjalën “vaginë”, të cilën në fillim mezi e shqipton.

Ka edhe nga ata prindër që për t’ia shpjeguar më mirë si krijohen fëmijët përdorin një dërrasë, ku i shpjegojnë gjithçka me vizatime.

Por ka edhe nga ata prindër, që nuk patën shumë sukses në shpjegim. Në një pjesë të videos babai i thotë vajzës: “Kur dy të rritur vendosin të bëjnë një fëmijë, duhet….dhe vajza e ndërpret e vazhdon, të punojnë bashkë? Por babai për t’i shpjeguar sa më saktë por edhe pa prekur ndjeshmërinë e vogëlushes përdor një metaforë.

“E sheh këtë xhep? Ai një vaginë, ok? Kur vendoset që të bësh një fëmijë, babai duhet të fus penisin brenda tij, kuptove? – i shpjegon ai vajzës. Fytyra e saj flet më shumë se fjalët.
(er.cu/BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: