BEOGRAD, SERBI 

Lidhjet e mafieve ballkanike, me ato europiane, sidomos në trafik droge, kanë ekzistuar që në vitet 1990. Mafia e shtetit serb mori përmasa europiane, si dhe u pasua edhe me vrasje të tipit mafioz me urdhër të Sigurimit të Shtetit.

Dje u arrestua ai që në Malin e Zi konsiderohet “Eskobari i Ballkanit” , pasi u kap me 807 kilogramë kokainë, e cila dyshohet se ka origjinën nga Kolumbia. Shumica e trafikantëve serbë kanë jetuar në Afrikën e Jugut, ku nisën kontrabandimin e drogës për në Europë, shkruan media serbe “Telegraf”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zoran Jaksic 57 vjeç u arrestua në korrik 2016 dhe u dënua me 20 vjet burgim. Jaksiç është akuzuar se është kreu i një organizate që kontrabandon kokainën e lëngët në Evropë nga deti që nga viti 2008. Ai u arrestua më parë në vitin 2009 në Madrid, megjithatë, ai u lirua shumë shpejt.

Kontrabandistët nga Serbia përdorin metoda të sofistikuara të fshehjes, duke përfshirë përfshirjen e kokainës në materiale të ndryshme, me qëllim që të mos zbulohet kontrabanda shpejt. Mafia serbe vijon të funksionojë dhe të jetë e fuqishme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: