Si cdo fillim nëntori, rrjeti britanik BBC ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të ndodhura pikërisht gjate muajit nëntor ne vite te ndryshme. Një prej ngjarjeve kryesore konsiderohet edhe ajo e Ottos së parë i cili mbretëroi për pesë ditë në Shqipëri.
Në artikull shkruhet se Shqipëria e shpalli veten të pavarur nga Perandoria Osmane më 28 nëntor 1912. Çfarë ndodhi menjëherë pas saj është një çështje e disa mosmarrëveshje. Sipas një historie, udhëheqësit e pavarësisë zgjodhën si ‘mbrojtësin’ e tyre Halim Eddine, një princ turk. Ata e thirrën Eddine të vinte dhe ti udhëhiqte. Eddine u shfaq në Durrës, kryeqytetin e atëhershëm shqiptar, i veshur me rroba luksi dhe i shoqëruar nga një truproje me një shpatë të madhe. Ai shpalli një amnisti për të gjithë të burgosurit, një javë festime, dhe u caktoi të gjithë feudalëve të mëdhenj një vend në kabinetin e tij. Nga ana tjetër, ai u paraqit me 25 gra për haremin e tij. U vendos që ai të kurorëzohet formalisht mbret, dhe kështu u bë i njohur si Mbreti Otto.
Mbreti Otto i i Shqipërisë mbretëroi për pesë ditë. Në ditën e pestë, kryeministri shqiptar mori një telegram nga Halim Eddine, i cili kërkonte te mësonte rreth pritjes që do ti bëhet atij, pasi ai nuk ishte larguar ende nga Turqia. Aty u zbulua se Mbreti qe kishin kurorezuar ishte nje mashtrues qe i kishte genjyer te gjithe. Mashtruesi Otto në fakt ishte nje klloun cirku gjerman me emrin Otto Witte (1872-1958), ndërsa shpatën e mbante Max Schlepsig si një nga truprojat e tij.
Pas kthimit në Gjermani, autoritetet thuhet se lejuan Witte që në letërnjoftim e tij të shkruhej “Ish-Mbreti i Shqipërisë”.
(d.b/BalkanWeb)