Studiuesi Erald Kapri duke folur në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në News24 tha se raporti i shqiptarëve të Kosovës me komunizmin në Shqipëri është i frikshëm. Kapri tha se nis që në 1944 deri në 1991 me etapa dhe nuk ndryshon raporti fare.
“Nis me brigadat e Ushtrisë së Enver Hoxhës që shkojnë në Kosovë dhe bëjnë masakra”, tha Kapri. Ai u shpreh se një pjesë e madhe e elitës shqiptare që iku, të cilët pyesnin: si ka mundësi që na ndodhi, pasi ata kishin një lloj përçmimi, një lloj nënvlerësimi, se si një grup të rinjsh, të panjohur që morën pushtetin.
“Arsyeja themelore mendoj janë se ata nuk kishin kompleks, nuk kishin asnjë kompleks për ushtrimin e dhunës, sepse ashtu ishte ideologjia. Dhe tjetra ishte armatimi i jashtëzakonshëm që morën nga aleatët”, tha Kapri, duke dhënë opinionin e tij lidhur me atë se si u vendos komunizmi në Shqipëri.
Ai tha se forcat nacionaliste kishin kërkesa politike, ndërsa komunistët nuk i kishin. “Nacionalistët donin të mos humbisnin Kosovën, ndërsa komunistët nuk e kishin këtë kompleks”, tha Kapri.