Gazetari i News24, Enver Doçi, ka folur në një lidhje për News24 lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Dibër.

Gazetari Doçi tregoi si u dhunua nga forcat RENEA, të cilët e kanë goditur me tytën e automatikut dhe me karikator. Gazetari u shpreh se policët jo vetëm e kanë dhunuar, por i kanë thyer edhe telefonin, si dhe kartën e gazetarit.

“Policia më goditi, më hodhi telefonin në tokë dhe më pas i ra në shkelm. Ndërkohë, njëri prej tyre më goditi me tytën e armës. Ishin të RENEA. Tani unë po shkoj në spital, po më shoqërojnë disa kolegë.

Iu kërkova telefonin, duke iu thënë se jam gazetar, por ata më këputën kartën e gazetarit dhe më morën celularin. Njëri më ra me tytën e automatikut, tjetri me karikator”, tha gazetari Doçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb