TIRANE

Të korruptuarit në universitetet shqiptare janë vendosur në shenjestër të qeverisë. Përmes denoncimeve me fakte të studentëve në një platformë online kërkohet të luftohet ky fenomen aq i përhapur në audioter e universitetit. Kjo platformë denoncimi ka si aleatë studentët të cilët pas faktimit me prova përfitojnë edhe të mira materiale nga qeveria.

“Dje bera publike një ide për të icentivuar studentetë për të denoncuar me provë dhe janë të gatshëm t’i dalin zot denoncimit, pedagoge apo adminstrate në universitet që u bëjnë presion korruptiv duke menduar të vendosim një bursë plus për këta studentë, nëse e ke një merr edhe një tjetër 1 vjecare dhe zëruat tarifën për një vit” tha Rama.

Qeveria mendon të bëjë të njejtën platformë denoncimi edhe për biznesin duke synuar largimin nga radhët e administratës të inspektorëve tatimorë të papërshtatshëm dhe të korruptuar që dëmtojnë biznesin e ndershëm.

“Së shpejti bëjmë pubike masat e reja ku cdo biznes duke filluar nga i vogli për të denoncuar cdo personazh që vjen në dyqan dhe bën presion dhe shqetëson duke shkelur etikën dhe kaluar përtej kufijve të ligjit, ndihmë për biznesin dhe për shtetin duke na ndihmuar të identifikojmë personat e papërshtatshëm”-vijoi kryeministri

Këto masa Kryeministri Rama i bëri publike teksa paraqiti për publikun rastet e zgjidhura nga platforma Shqipëria që Duam duke synuar reformimin e administratës dhe ndërgjegjësimin e punonjësve se shërbimi jokorrekt ndaj qytetarëve do tu kushtjë vendin e punës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb