Para çdo ndeshjeje, lojtarët e Kombëtares gjermane motivohen dhe i ngrenë moralin vetes edhe duke dëgjuar këngë në dhomat e zhveshjes.

Por cilat janë hitet që dëgjojnë më shumë kampionët e botës? “Playlist”- ën e ka zbuluar televizioni gjerman “Sport1”.

Shtëpia diskografike “Audio- Streaming” “Deezer”, së bashku me federatën gjermane kanë përgatitur një listë me këngët më të bukura, të cilat dëgjohen shpesh në kufjet e lojtarëve, por edhe në dhomat e zhveshjes, shkruan Panoramasport.

Në këtë listë bëjnë pjesë 14 këngë me këngëtarë dhe grupe të ndryshme nga reperi Kanye West te Justin Timberlake.

Për çudi nuk ka asnjë muzikë të Justin Bieber, muzikë të cilën e pëlqen Mario Gëce. Në shumicën e rasteve DJ është Zherom Boateng, i cili njihet për pasionin e tij ndaj muzikës.

“PLAYLIST”-a E KËNGËVE
1. DIESER WEG (XAVIER NAIDOO)
2. MY BOO (GHOSTTOWN DJS)
3. STRONGER (KANYE WEST)
4. OOH WEE (MARK RONSON)
5. JUMP AROUND (HOUSE OF PAIN)
6. VIVA LA VIDA (COLDPLAY)
7. JUNGLE (X AMBASSADORS)
8. NO SLEEP TILL BROOKLYN (BEASTIE BOYS)
9. THE HILLS (THE WEEKND)
10. NO NEW FRIENDS (DJ KHALED)
11. STARTED FROM THE BOTTOM (DRAKE)
12. TURN DOWN FOR WHAT (LIL JON)
13. FREE (RUDIMENTAL)
14. CAN’T STOP THE FEELING (JUSTIN TIMBERLAKE)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: