Bota është më pak e dhunshme sot, në krahasim me gati çdo epokë tjetër në historinë njerëzore.Edhe pse është e vështirë të besohet, vdekjet nga konfliktet e armatosura midis shteteve, kanërënë në mënyrë dramatike që nga viti 1950.

Pavarësisht qindra mijëra të vdekurve në luftërat civile vitet e fundit, numri i viktimave ka pësuargjithsesi një rënie dramatike që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Pas një rritje gjatë dekadës sëkaluar, edhe vrasjet e lidhura me terrorizmin, kanë filluar të bien. Vetë vrasjet në përgjithësi, kanë pësuar rënie në pjesën më të madhe të botës.

Kjo duket sikur jep shkas për të festuar, por historia nuk mbaron këtu. Megjithëse bota ka bërënjë punë të mirë në reduktimin e formave të caktuara të dhunës, të tjerat janë në rritje, veçanërisht dhuna shtetërore kundër qytetarëve dhe dhuna kriminale nga mafiet, kartelet e drogësdhe bandat.

Për me tepër, vrasjet shtetërore dhe ato kriminale, shpesh ndërthuren me njëra-tjetrën. Kjo nukdo të thotë, që reduktimi i gjakderdhjeve të tilla është i pamundur. Format e tjera të vrasjeve tëorganizuara, janë bërë më pak të zakonshme, sepse aktivistët dhe politikëbërësit kanë hartuarnorma, ligje dhe programe për t’i parandaluar ato.

Ata ngritën gjithashtu institucione të tilla si NATO dhe Kombet e Bashkuara, për të zvogëluarmasakrat nëpër luftëra, dhe për të ruajtur paqen. Shekulli XX-të, e njohu njerëzimin me përvojëne vdekjeve masive. Dhjetëra milionë njerëz, u vranë gjatë luftërave botërore. Megjithatë ngaatëherë, numri i vdekjeve ka rënë.

Në vitin 2017, vdekjet e drejtpërdrejta nga lufta civile ose ndërshtetërore, ishin më pak se 90.000. Por kërcënimi nga lufta vazhdon. Për shembull, tensionet midis Shteteve të Bashkuaradhe Kinës mund të vlojnë në Azi. Rusia po i sfidon fqinjët e saj të afërt, dhe rivalitetet e tjerarajonale, po bëhen edhe më shumë vdekjeprurëse.

Përplasja midis Indisë dhe Pakistanit, është një rrezik i afërt dhe i pranishëm, ndërsa vazhdojnëbetejat e ndyra midis fuqive të Lindjes së Mesme. Si rezultat i konflikteve të tilla, vdekjet ngalufta ndërshtetërore janë rritur që nga viti 2010. Ndërkohë, mjetet tradicionale të paqes, duke përfshirë negociatat e armëpushimit, marrëveshjet e paqes dhe operacionet paqeruajtëse, pogjejnë më pak mbështetje se kurrë më parë.

Ndërkohë, numri i luftëtarëve në çdo konflikt po rritet. Që nga sulmet e 11 shtatorit 2001, dhunaterroriste ka shqetësuar amerikanët dhe evropianët. Por edhe pse Europa Perëndimore, ka përjetuar disa sulme të tmerrshme gjatë viteve të fundit, beteja e vërtetë terroriste nuk është nëPerëndim.

Vetëm 2 për qind e të gjitha sulmeve të lidhura me terrorizmin, dhe 1 përqind e të gjithavdekjeve, kanë ndodhur në vendet evropiane në gjysmën e parë të vitit 2017. Më shumë se 90 për qind e të gjitha sulmeve terroriste dhe vdekjeve të lidhura me të, ndodhën në vetëm 7 vende:Afganistan, Irak, Nigeri, Pakistan, Somali, Siri dhe Jemen.

Dhe sipas Indeksit të Terrorizmit Global, më shumë se gjysma e rreth 19.000 vrasjeve ngaterroristët në vitin 2017 u kryen nga vetëm katër grupe:Shteti Islamik, Talebanët, Al-Shabab dheBoko Haram. Ndërkohë dhuna shtetërore kundër qytetarëve, ka vazhduar në shekullin XXI, megjithëse në forma më pak të hapura sesa gulagët apo masakrat masive të të burgosurve politikëdhe pakicave etnike, si dikur nga Josif Stalini, apo gjatë genocidit të vitit 1994 në Ruandë.

Qeveritë janë shumë më të mençura, për të fshehur teprimet e tyre të dhunshme. Për shembull nëMeksikë, treçereku i të gjithë të burgosurve, pohojnë se janë torturuar në burg. Në Rio de Zhaneiro të Brazilit, policia vrau më shumë se 1.000 persona në vitin 2018. Në Nigeri, mbi 7.000 njerëz kanë vdekur në qendrat e paraburgimit. dhe 1.200 të tjerë janë ekzekutuar me vdekje pa gjykime të rregullta.

Ndërkohë, në Korenë e Veriut, 80.000–130.000 persona janë mbajtur në kampet e përqendrimit, që sipas një të mbijetuari të Holokaustit, janë edhe më të këqija se sa ato të Gjermanisë naziste.Por, meqë të dhënat për krime të tilla fshihen ose manipulohen lehtësisht, është e pamundur tadimë realisht sa dhunë ushtrojnë shtete të caktuara ndaj qytetarëve të tyre.

Së fundmi, është edhe krimi i organizuar. Gati në çdo pjesë e botës, ka përjetuar një vrasje tëkësaj lloj dhune vitet e fundit, nga përplasjet mes karteleve në Meksikë, deri tek vrasjet mesbandave në Brazil etj. Krimi i organizuar, lulëzon aty ku shtetet-kombe nuk janë në gjendje osenuk duan të garantojnë një prani minimale ose të ofrojnë shërbime bazë.

Por do të ishte e gabuar, ta trajtojmë krimin e organizuar, si një sinjal të mungesës së shtetit. Përkundrazi, politikanët, policia dhe rojet e burgjeve shpesh bëhen bashkë me mafien, karteletdhe bandat, duke përfituar reciprokisht nga grabitja dhe nxjerrja e fitimeve të pandershme.

Në kaosin që pason, qeveritë mund të vendosin masat të ashpra ndaj krimit përmes taktikaverepresive dhe ndërhyrjeve ushtarake. Këto taktika, tentojnë që të fitojnë zgjedhjet. Policimibrutal, i inkurajon kriminelët të reagojnë me një dhunë edhe më të madhe. Qytetarët i druhen sipolicisë, ashtu si edhe bandave.

Por ekzistojnë mënyra më të mira, për të parandaluar apo reduktuar dhunën. Në vend të rritjes sërepresionit ushtarak dhe policor, qeveritë, bizneset dhe grupet e shoqërisë civile, duhet tëpërforcojnë atë që funksionon. Sa për fillim, kërkohet një investim i përtërirë në përpjekjet e OKB-së për parandalimin e konflikteve.

Ndërkohë, organizatat e rëndësishme, duhet të hulumtojnë me kujdes mënyrat për të nxiturdiplomacinë, dhe ndërmjetësimin midis qeverive dhe grupeve kriminale. Por edhe këtu duhetpasur kujdes. Marrëveshjet midis grupeve kriminale, nuk e zgjidhin problemin e qeverivegrabitqare, dhe ato madje mund të thellojnë mosbesimin e publikut ndaj drejtuesve të qeverive.Ajo që nevojitet është krijimi i institucioneve më gjithëpërfshirëse dhe më të përgjegjshme.

Rruga më e sigurtë për të parandaluar sot vrasjet, është zvogëlimi i faktorëve që u japin atyreshkak. Kjo kërkon të fokusohemi tek pabarazia dhe përjashtimi politik, social dhe ekonomik.

Konfliktet e ardhshme, do të zhvillohen kryesisht nga kartelet e drogës, grupet mafioze, bandatdhe terroristët. Ka ardhur koha, të rishikojmë rregullat tona të angazhimit./“Foreign Policy” – bota.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: