Pothuajse gjysma e të gjithë deputetëve konservatorë, 169 nga 357, kanë dalë publikisht me mbështetjen e tyre se kë duan të pasojë Liz Truss si kryeministër i ardhshëm.
BBC tani vlerëson se Rishi Sunak ka arritur 100 mbështetës publikë të nevojshëm për t’u kualifikuar si kandidat në garën e lidershipit.
Shifra aktuale është:
Rishi Sunak – 102 deputetë
Boris Johnson – 46 deputetë
Penny Mordaunt – 21 deputetë
Shumë të tjerë mund të mos deklarojnë se kë po mbështesin, dhe më shumë mund të shpallin vendimet e tyre gjatë fundjavës – prandaj numrat do vazhdojnë të ndryshojnë me shpejtësi.
Penny Mordaunt është e vetmja kandidate që konfirmon se është duke kandiduar deri më tani. Secili prej kandidatëve të tjerë të përfolur mund të mos kandidojë, ose një deputet tjetër mund të deklarohet si kandidat.
Lista në rritje ka nxjerrë në pah se si deputetët konservatorë kanë ndryshuar mendje që nga vera. Pati tronditje në Westminster pasi Caroline Johnson premtoi mbështetjen e saj për zotin Johnson – vetëm disa muaj pasi dha dorëheqjen si zëvendëskryetar i partisë dhe i bëri thirrje atij të jepte dorëheqjen.
Dhe ish-kancelari Sajid Javid ka vendosur të mbështesë zotin Sunak, pasi mbështeti Liz Truss gjatë zgjedhjeve të fundit të lidershipit.