Në podcastin EduVision nga Universiteti Luarasi në News24 është folur për biodiversitetin, si ndikon ai te turizmi dhe për zhvillimin e turizmit nëpër ferma.

Kristaq Kume, pedagog në Universitetin ‘Luarasi’ tha se Shqipëria një vend shumë i vogël rezulton me pasuri gjenetike shumë, shumë  të çmuara. “Ne kemi raca kafshësh, të fermave, që në vendet e tjera janë zhdukur. Ne kemi lopën e Prespës, e cila është një lopë e vogël fare, e cila duket si dhia në shpatet e malit. Nga analizat e kryera në Gjermani, është provuar tashmë, që ajo është pasardhëse direkte e lopës së mbarështruar në këto treva mijëra vjet përpara. Farafisi i kësaj lope në Europë, është zhdukur 200-300 vjet përpara”, tha Kume.

Në vijim ai tha se ne kemi Saporën e Mokrës, një dhi e cila dallon nga të gjitha dhitë e Rajonit tonë.  “Ne kemi sipas të dhënave të analizave raca dhish që kanë fuqi gjenetike për të prodhuar djathra 40 herë më shumë se sa dhia alpine në Francë”, tha Kume.

Në vijim, profesori i Universitetit Luarasi duhet të investohemi shumë herë më tepër për biodiversitetin, sepse ne e kemi qeverisur gjënë tonë. “E kemi keqqeverisur në mënyrën e ruajtjes së fuqisë gjenetike”, tha ai.

Në vijim Kume tha se e gjoithë Shqipëria është shumë e pasur përsa i takon diversitetit, në çdo zonë, malore, fushore, kemi detin edhe malin.

“Kemi kafshë të racave lokale, kemi derra të vendit, një racë primitive derrash, kemi dhi, lopë, dele. Ajo që na mungon vëmendja dhe më pas investimi i targetuar në problematikë dhe më pas në shpërndarjen në territor. Nëse i referohemi dokumenteve, qofshin edhe strategjikë, apo programeve, nuk është arritur prekja e rezultateve konkrete përsa i takon turizmit të biodiversitetit.

Ff82550d Fa41 46ae 96af F6d39e9d3025
Ff82550d Fa41 46ae 96af F6d39e9d3025

Kemi programin e 100 fshatrave turistikë, ku janë? Kemi programet që të ndërtoheshin fermat familjare, në të cilat mbarështroheshin kafshë të rracave lokale, idea ishte shumë e mirë, po ku janë këto?”, tha Kume.

Ai tha se duhet një program në nivel qendror, dhe më pas të zbërthehet në atë lokal, që të ketë si synim ndërtimin e rregullave, mekanizmave që duhen përdorur për të arritur në veprimin sinergjik midis dy formave shumë të rëndësishme të turizmit, siç është ai masiv dhe elitar, që tek ke mund të zhvillohet në zonat bregdetare, dhe turizmit alternativ.

“Duhen projekte konkrete, të targetohen në çështje të mundshme, që mund të bëhen, duke e fokusuar punën jo te 1 individ, por te komunitetet”, tha Kume.

Ai u shpreh Shqipëria ka kapacitete potenciale, në pothuajse 2/3 e territorit, që nuk janë shfrytëzuar deri më tani, por edhe mund të mos jenë shfrytëzuar siç duhet.

“Sot një ndër rrugët që të rinjtë duhet të shtyjnë dhe të bëhen pjesë është zhvillimi i kapaciteteve për ofertat turistike për zhvillimin e agro-turizmit në zonat rurale. Është një nga rrugët më të mira, sepse mund të arrihet ajo vlera e shtuar në produktin bujqësor apo blegtoral të munguar në krahasim me atë që japin varietet e përmirësuara gjenetikisht, duke ia afruar produktin e turistëve që vizitojnë këto zona”, tha Kume.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb