Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’ju bëjë që të duket një ushqim i pashëndetshëm.

Ka shumë variacione djathi të cilat për shumë kohë tashmë janë cilësuar si jo shumë të dobishme për trupin.

Megjithëse si një nën produkt i qumështit, edhe djathi është një probiotik i shkëlqyer i pasur me shumë minerale.

Studime të reja kanë treguar të kundërtën përsa i përket konsumimit të saj.

Studiuesit e Universitetit të Albertas në Kanada, tregojnë se ky ushqim mund të ndikojë në rregullimin e sheqerit në gjak.

Kryesisht këshillohet për paradiabetikët të cilët kanë një nivel të ulët yndyrnash në trup.

Ekspertët sugjerojnë se ngrënia e një sasie djathi, në ditë mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular apo diabetin.  Një tjetër studim, që përfshiu më shumë se 200,000 persona tregoi se konsumimi i djathit çdo ditë ndihmon shëndetin.

Personat që konsumuan një sasi të vogël djathi çdo ditë patën një rrisk më të vogël, përsa i’u përket sëmundjeve të zemrës.

Ekspertët rekomandojnë rreth 40 gramë djathë në ditë, por duhet të konsumohet i  freskët.  Përveç përmbajtjes së probiotikëve, bën të mundur dhe forcimin e sistemit imunitar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb