Shkencëtarët kanë përpiluar të dhëna nga një mostër popullsie prej rreth 120,000 njerëz mbi 30 vjet, për rolin e arrës në organizëm.

Sipas studimit, arra është e mirë për zemrën në saje të përqëndrimit të lartë të yndyrës Omega 3, që redukton nivelin e kolesterolit në gjak.

Megjithatë, pak e dinë se përmbajtja e saj në hekur, acid folik dhe vitamina A, B, E dhe zink, e bëjnë atë një aleat të përsosur për të përmirësuar cilësinë e lëkurës, si flokët dhe thonjtë.

Përveç kësaj, sipas studimit të fundit nga Universiteti i Harvardit, konsumimi i arrës një herë në javë ulë rrezikun e vdekshmërisë, duke zgjatur jetën.

Shkencëtarët kanë përpiluar të dhëna prej rreth 120,000 njerëzve gjatë një periudhe prej 30 vjetësh, duke arritur në përfundimin se ata që konsumonin arra kishin vdekshmëri prej 20 për qind më pak në krahasim me mostrën e popullsisë.

Rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës u ul në 29 për qind dhe ai i vdekjes nga kanceri ra në 11 për qind. Përfitimet u pa edhe në kikirikë, fëstëkë, bajame, etj,.

Një përfitim shtesë për ata që konsumojnë arra është se ata janë mbajtur të shëndetshëm dhe vita

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: