Ditën e dielë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjet shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.

Reshjet priten të jenë në formë shtrëngateve afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë jugulindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

443836356 1164509207910080 3555756679470088278 N
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: