Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, ka miratuar dje një projektligj që parashikon dënim me vdekje për tradhti të lartë për nëpunësit civilë dhe anëtarët ushtarakë.

Kështu, Bjellorusia bëhet vendi i parë në Evropë që ka vendosur një projektligj të tillë, duke e shndërruar në shtetit më të frikshëm.

Projektligji pritet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, Këshilli i Republikës, përpara se lideri Alyaksandr Lukashenko, ta nënshkruajë këtë ligj.

Një ndër personat që po përballet me gjyq nën akuza për tradhti të lartë, “konspiracion për marrjen e pushtetit” dhe krijimin dhe udhëheqjen e një organizate terroriste, është liderja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, e cila po gjykohet në mungesë së bashki me disa aleatë të saj.

Që kur Lukashenko erdhi në pushtet në vitin 1994, në vend janë kryer më shumë se 400 ekzekutime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb