Një biznesmen i njohur grek Nikos Mavrikos është rrëmbyer në Pire. Ngjarja në fjalë ndodhi sot në mëngjes, rreth orës 09:00. Mediat greke raportojnë se biznesmeni, si çdo ditë shkonte po në punë, kur është përballur me katër persona me veshje me stampën e dukshme EKAM, ndërsa më mes të rrugës e kanë futur me forcë në një makinë tip ‘Volkswagen’.

E gjithë skena në fjalë ndodhi para kalimtarëve të rastit, të cilët u bënë dëshmitarë të rrëmbimit, që i ngjante një skene të një filmi hollivudian.

Menjëherë policia ka arritur në vendin e ngjarjes ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion apo telefonatë akoma nga askush. Mësohet se biznesmeni N.M. është tepër i njohur në Greqi, familja zotëron biznesin më të njohur të produkteve pa tatime që kryesisht furnizojnë ambasadat dhe njësitë shitëse të zonave kufitare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: